Mirësevini në faqen zyrtare të “PETANI Bailiff’s Office”!
Kjo Shoqëri, e krijuar nga Z.Lorval PETANI ushtron funksionin e saj bazuar në ligjin nr.10031, datë 11.12.2009 "Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat".
Shoqëria Përmbarimore Gjyqësore Private “Petani” ka ligjëruar veprimtarinë e saj bazuar në çertifikatën Nr.42, datë10.09.2010 të lëshuar nga Ministri i Drejtësisë "Për Ushtrimin e Veprimtarisë si Përmbarues Gjyqësor Privat", e regjistruar pranë Q.K.R. me NIPT L02401505K e Q.K.L. me LN-2793-02-2011.
STRUKTURA / ORGANIZIMI I STUDIOS
Drejtuesi
KURIKULUMI AKADEMIK DHE PROFESIONAL
Lorval Anesti PETANI , lindur në Durrës në datën 05.09.1977 është administrator dhe ortak i vetëm i “ Petani Bailiff`s Office ” sh.p.k.
Eshtë diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë në vitin 2000.
Në vitet 2001- 2003 ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Juridike pranë ” K.E.SH” sh.a Durrës .
Ne vitet 2003 - 2008 ka ushtruar detyrën e Avokati të Shtetit pranë Zyrës Vendore Durrës dhe pranë Zyrës Vendore Tiranë.
Ne vitet 2008 - 2010 ka ushtruar detyren e Kryetarit të Zyrës Vendore të Avokaturës së Shtetit Durrës .
Në gusht të vitit 2010, Lorval Petani jep dorëheqjen nga detyra e kryetarit të Zyrës Vendore të Avokaturës së Shtetit Durrës dhe pajiset me liçencën “ Për ushtrimin e veprimtarisë si Përmbarues Gjyqësor Privat “.
Gjatë karrierës së tij, ka kryer një sërë specializimesh brenda dhe jashtë vendit, ku spikat specializimi në Avokaturën e Shtetit në Bari të Italisë; trajnimi tre mujor nga Shkollla e Magjistraturës në bashkëpunim me Ambasadën Spanjolle dhe Ministrinë e Drejtësisë, ku edhe merr titullin “ Avokat i Shtetit ”.
Ka fituar titullin“ Magjistër i të Drejtës Civile ” në Universitetin Shtetëror të Tetovës.
Eshtë pajisur me dëshmi të gjuhës angleze nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit tëTiranës. Njeh shumë mire gjuhën italiane dhe frënge.
Përmbarues / Këshilltarë / Juristë / Administrata Mbështetëse
KURIKULUMET AKADEMIKE DHE PROFESIONALE
Përmbarues
Elvis Zef Sulkuqi, lindur në Shkodër në datën 24.07.1974
Është diplomuar në fushat: E Drejtë Penale , E Drejtë Civile , E Drejtë Biznesi në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 1996
Prej muajit Nëntor 2012 është Përmbarues Gjyqësor pranë Shoqërisë Përmbarimore Private “Petani Bailiff’s Office” sh.p.k.
Në vitet 1996 – 1997 ka ushtruar detyrën si Jurist pranë Bankës Kombëtare Tregtare Dega Shkodër
Në vitet 2000 – 2005 ka ushtruar detyrën si Jurist pranë shoqërisë Casual sh.p.k
Në vitet 2005 – 2006 ka ushtruar detyrën si Jurist pranë shoqërisë Moda Teli sh.p.k
Në vitin 2009 merr titullin ”Avokat”Në vitet 2011 –2012 ka ushtruar detyrën si Inspektor për Zyrat Përmbarimore Shtetërore në Rrethe në Ministrinë e Drejtësisë, Tiranë
Në vitin 2012 është liçensuar nga Ministria e Drejtësisë, Tiranë me titullin ”Përmbarues Gjyqësor Privat”
Njeh shumë mirë gjuhën Italiane.
Juriste
Anisa Arben BALI, lindur në Durrës në datën 13.05.1989
Është diplomuar në fushat: E Drejtë Penale , E Drejtë Civile , E Drejtë Biznesi në Fakultetin e Drejtësisë në “Albanian University” Tiranë në vitin 2011
Prej muajit Mars 2012 është juriste pranë Shoqërisë Përmbarimore Private “Petani Bailiff’s Office” sh.p.k.
Në vitet 2011 – 2013 ka ndjekur Master Profesional për “Qeverisje dhe Administrim Publik ” në Fakultetin e Drejtësisë në Albanian University Tiranë
Nga vitin 2013 është liçensuar nga Ministria e Drejtësisë me titullin ”Ndermjetësuese Ligjore”
Në vitin 2013 merr titullin ”Avokate”
Është e pajisur me dëshmi të gjuhës Angleze nga Qendra Universitare Wisdom Center. Njeh shumë mirë gjuhën Italiane
anisa.balii@petani-lawfirm.com
Juriste
Yllka Zija JAHJA, lindur në Durrës në datën 16.08.1988
Është diplomuar në fushat: E Drejtë Penale , E Drejtë Civile , E Drejtë Publike në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2011
Prej muajit Mars 2011 është juriste pranë Shoqërisë Përmbarimore Private “Petani Bailiff’s Office” sh.p.k.
Në vitin 2013 merr titullin ”Avokate”
Është e pajisur me dëshmi të gjuhës Angleze Qendra e Gjuheve te Huaja ‘UNIVERSI 95’. Njeh shumë mirë gjuhën Italiane.
Juriste
Erinda Ilirjan MIMINI, lindur në Korçë në datën 04.05.1988
Është diplomuar në fushat: E Drejtë Penale , E Drejtë Civile , E Drejtë Biznesi në Fakultetin e Drejtësisë në Albanian University Tiranë në vitin 2010
Prej muajit Dhjetor 2010 është juriste pranë Shoqërisë Përmbarimore Private “Petani Bailiff’s Office” sh.p.k.
Nga vitin 2013 është liçensuar nga Ministria e Drejtësisë me titullin ”Ndermjetësuese Ligjore”
Në vitin 2013 merr titullin ”Avokate”
Është e pajisur me dëshmi të gjuhës Angleze nga Fakulteti i Gjuhëve, Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
.
erinda.mimini@petani-lawfirm.com
Specialiste për Konsulencat Juridiko – Ekonomike
Anita Besnik PLAKU, lindur në Durrës në datën 26.04.1989
Është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës në vitin 2010
Në vitet 2010 – 2012 ka përfunduar Masterin Shkencor për “Bankë dhe Financë” në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës
Ka vazhduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës.
Prej muajit Prill 2012 është në pozicionin e specialistes për konsulencat juridiko-ekonomike pranë Shoqërisë Përmbarimore Private “Petani Bailiff’s Office” sh.p.k.
Është e pajisur me dëshmi të gjuhës Angleze nga Qëndra Kombëtare e Gjuhës Angleze “LSIA”, Durrës
Është e pajisur me dëshmi të gjuhës Italiane nga Fakulteti i Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës. Njeh shumë mirë gjuhën Frënge.
anita.plaku@petani-lawfirm
Përgjegjëse e Administratës Mbështetëse
Brunilda Ramiz DIZDARI, lindur në Durrës në datën 07.12.1977
Është diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës në vitin 2000
Prej muajit Dhjetor 2010 është në pozicionin e Përgjegjëses së Administratës Mbështetëse pranë Shoqërisë Përmbarimore Private “Petani Bailiff’s Office” sh.p.k.
Në vitet 2001 – 2009 ka ushtruar detyrën si kordinatore pranë INSTAT Dega Durrës
Njeh Shumë mirë gjuhën Italiane dhe gjuhën Angleze
Përmbarues
Ervin Agron KRYEZIU, lindur në Durrës në datën 12.08.1982
Është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Torinos në vitin 2007
Në vitin 2010 merr titullin Master në Shkencat Juridike në Fakultetin e Drejtësisë, Universiteti i Torinos.
Prej muajit Dhjetor 2010 ka ushtruar detyrën e juristit pranë Shoqërisë Përmbarimore Private “Petani Bailiff’s Office” sh.p.k.
Në vitin 2013 është liçensuar nga Ministria e Drejtësisë, Tiranë me titullin ”Përmbarues Gjyqësor Privat”
Prej muajit Mars 2013 ushtron detyrën e Përmbaruesit Gjyqësor Privat pranë Shoqërisë Përmbarimore Private “Petani Bailiff’s Office” sh.p.k.
Njeh shumë mirë gjuhën Italiane dhe gjuhën Frënge
SHËRBIMET
Shoqëria ofron konsulencë dhe asistencë në:
Ekzekutimin e Vendimeve Gjyqësore
Shoqëria “Petani Bailiff`s Office“ ofron shërbimin e ekzekutimit të të gjithë vendimeve gjyqësore, si : detyrim pagimi shume , lirim e dorëzim ambjenti ,detyrim pagimi taksash , detyrim pagimi faturash tituj ekzekutiv , detyrimpagimi kredie bankare etj .
Bashkëpunime me agjenci të ndryshme imobilare
Shoqëria “ Petani Bailiff`s Office “ ka lidhur kontrata bashkëpunimi me Agjenci të ndryshme Imobilare për shitjen e objekteve të ndryshme të luajtshme e paluajtshme që janë vendosur si kolaterale bankare me qëllim rikuperimin sa më të shpejtë të të ardhurave në llogari të klientëve të saj.
Bashkëpunimin me autoritetet lokale
Me qëllim ekzekutimin në një kohë tepër të shpejtë në favor të klientit, “ PetaniBailiff`s Office “ ka një bashkëpunim dinjitoz me autoritetet shtetërore siç janë : Policia e Shtetit ; Policia Bashkiake ; F.N.SH ; Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik ; Z.R.P.P ; Tatim Taksat , etj
Bashkëpunim me institucionet bankare
Me qëllim marrjen e një infomacioni sa me të shpejtë e efikas për qëllim ekzekutimi , “ Petani Bailiff`s Office “ bashkëpunon me Bankën e Shqipërisë dhe Institucionet Bankare të nivelit të dytë .
Kontratë Factoring
“ Petani Bailiff`s Office “ bazuar në Ligjin nr. 9630, datë 30.10.2006 “Për faktoringun” ofron shërbimin e blerjes së detyrimit të klientit sipas legjislacionit në fuqi ,duke u bazuar në analizën e çdo rasti.
Ankande online
“ Petani Bailiff`s Office “ si një shoqëri që garanton korrektesë dhe transparence,për herë të parë në Shqipëri ofron shërbimin e ankandit on-line për objektet e sekuestruara si kolaterale bankare apo detyrime të tjera sipas legjislacionit në fuqi, ku çdo shtetas mund te bëhet pjesëmarrës pasi të regjistrohet on-line me një dokument identifikimi.