Rreth Nesh

Dolor in reprehenderit in voluptate velit esse cillumdolore eu fugiat nulla pariatur sint occaecat non sunt in mollit anim laborum.

WHO WE ARE

About Us

Nisur nga parimi se avokati i cili e njeh mirë ligjin, e do atë padyshim ky binom sjell si pasojë shpalosjen efikase të ligjit. Kjo formulë e suksesshme ndër vite është drejtësia që ofron “Studio Ligjore Petani” .

“Petani Law Firm” është ndër Studiot e para Ligjore të themeluara në Shqipëri dhe ka në themelet e saj profesionalizëm, përkushtim dhe besnikëri.

Nga viti 2018 në drejtimin e Studios Ligjore Petani është Avokat Lorval PETANI në cilësinë e administratorit dhe ortakut të vetëm.

Avokat Lorval PETANI vjen nga një eksperiencë 20 vjeçare në fushën e jurisprudencës duke ushtruar më parë detyra si përgjegjës i sektorit juridik pranë “Korporatës Energjitike” Dega Durrës, Avokat i Shtetit pranë Ministrisë së Drejtësisë, Kryetar i Zyrës Vendore të Avokaturës së Shtetit, Anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës Kombëtare të Përmbarimit, Administrator i Petani Bailiff’s Office shpk, Administrator i disa bizneseve private antar i komisionit të Disiplinës pranë Dhomës Kombëtare të Avokatisë dhe aktualisht Kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë Durrës.

Në hapat e parë të krijimit, “Studio Ligjore Petani” është drejtuar nga Avokate Luljeta PETANI e cila ushtron profesionin e juristes që prej vitit 1974, duke ushtruar shumë detyra si Zëvëndëse Prokurore e qytetit të Durrësit, Gjyqtare në Gjykatën e Apelit Durrës dhe Tiranë, Avokate e Administratore e “Studios Ligjore Petani”.

“Studio Ligjore Petani” ka në përbërje të saj disa avokatë të specializuar në sektor të ndryshëm, ekspert financiar, dhe ofron shërbime të ndryshme ligjore në marrëdhënie me Konsulencat Ligjore, Taksat, Gjykatat, Prokurorinë, Marrëdhëniet Administrative, etj. Të gjitha këto shërbime janë në nivel kombetar dhe ndërkombëtar.

Business Partners
0 +
Happy Clients
0 +
Cases Done
0 +
Awards Won
0 +
Rreth Nesh

MISSION

Synimi ynë është të bëhemi një pikë referimi për gjithë ata persona që kërkojnë mbrojtje ligjore profesionale, zgjidhje të problemeve juridike nga më komplekset brënda një afati të shkurtër. Gjithashtu dhe parandalimin e problematikave të ndryshme të cilat parashikohen qartë në ligj kur është e mundur.

Stafi ynë ka marrëdhënie bashkëpunimi profesionale në grup dhe veçmas, të orientuar dhe të kontrolluar duke ofruar njëkohësisht konsulencë dhe shërbime online, ne krijojmë një marrëdhenie serioze dhe të sigurtë me klientin.

Rreth Nesh

QUALITY OF SERVICE

Ne u garantojmë klientëve tanë, komunikim të shpejtë dhe të detajuar, korrektësi dhe ndershmëri.

Vizioni ynë është paprekshmëria e qytetarit ndaj padrejtësisë, nëpërmjet mbrojtjes ligjore brenda shtetit të së drejtës

Ne i këshillojmë klientët tanë në mënyrë profesionale e konstruktive në momentin e duhur, lidhur me problematikat e çështjes së paraqitur.

Ne i shpjegojmë klientëve tanë ligjin dhe linjën e veprimeve ligjore që do të ndjekim, duke evidentuar pasojat e mundëshme në favorin apo në disfavorin e tyre.

Ne i informojmë klientët tanë për çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me përfaqësimin në kohë, me qëllim që të shfrytëzojnë mundësitë e ofruara nga ligji.

Ne veprojmë me objektivitet dhe në interesin më të lartë të klientëve tanë, për zgjidhjen më të përshtatshme të problemeve apo konflikteve të tyre.

Ne sigurojmë këshillim me vlera të krijuara duke kombinuar njohuritë tona të thella të kuadrit ligjor në Shqipëri dhe botëkuptimin tonë të anës së punës për të gjitha çështjet. Ne besojmë që këshillimi i vlefshëm kërkon më shumë se thjesht një botëkuptim të çështjeve ligjore të kërkuara, si edhe gjithashtu ai kërkon njohuri lidhur me industritë e klientave tonë në një kontekst komercial. Ekipet tona të avokatëve e kanë bërë tashmë zakon të punojnë s me raste, të cilat kanë për bazë çështje biznesi, si edhe me gjetjen e rrugëzgjidhjeve për çështjet ligjore, në një botë me tekonologji të re dhe gjithmonë në ndryshim.

Studio Ligjore Petani është themeluar me qëllim që t’ju ofrojë klientëve të saj, shërbim të specializuar në fushën e së drejtës, me shtrirje kombëtare dhe ndërkombëtare.

Marrëdhëniet Besimi Avokat - Klient
Ne i kushtojmë shumë rëndësi mardhënieve me klientët tanë, duke i ofruar besim nga ana profesionale për zgjidhjen e problemeve përkatëse. Garantojmë të gjithë klientët por edhe persona që bëjnë një konsultë ruajtjen e informacionit.

Staf i Kualifikuar
Studio Ligjore PETANI është e përbërë nga avokatë profesionistë dhe të kualifikuar në fushat përkatëse ku veprojnë secili prej tyre.

ANËTARËT E EKIPIT

Ekipi i avokatëve tanë ekspertë

Ekipi Ynë

Lorval Petani
Founder, Managing & Senior Partner
Edmond Hyka
Senior Advocate
Esmeralda Dregjoni
Senior Advocate
Edlira Topi
Eksperte Financiare
Irena Saliu
Eksperte Financiare

ABONIM

Ruani blogun tonë

“Studio Ligjore Petani” u themelua në vitin 2010 si një firmë ligjore me një ide të thjeshtë, për të ndërtuar një vend ku avokatët mund të ofrojnë shërbim cilësor korrekt e transparent duke u angazhuar profesionalisht për të mbrojtur të drejtat e klientëve."

Orari
E hënë - E Shtunë

09.00– 14.00

sqAlbanian